Kryetari i LIBRA Ben Blushi ditën e sotme postoi në Facebook një foto ku shihej aktori i njohur i humorit Agron Llakaj duke firmosur, dhe mendohej që ishte një bashkim me LIBRA-n.
“Me të madhin Agron Llakaj. Firmos për LIBRA në zgjedhje”,-shkruan Blushi në Facebook.
Aktori i njohur i humorit tregon se nuk firmosi për t’u bërë anëtar i LIBRA-s por ishte një firmë për rregjistrimin e LIBRA-s në zgjedhje, shkruan Dritare.net.
“Nuk ishte një firmë pë anëtarësimin në partinë e Blushit. Ishte një firmë për regjistimin e kësaj partie në Parlament”.
Agron Llakaj rrëfen për dritare.net, arsyen se pse vendosi që tu bashkohet firmëtarëve të partisë LIBRA.
I zhgënjyer nga aktorët politikë të këtyre 26 viteve, Llakaj thotë, se ka ardhur koha që të rinjtë të krijojnë Shqipërinë e re.
“Ne po shikojmë prej 26 vjetësh të njëjtin ‘teatër’, aktorë të njëjtë, që njëherë luajnë heroin dhe herën tjetër viktimën. Zhgënjim i madh!
Mendoj se e kanë konsumuar aq shume veten, sa s’duhet më tu japim votën, por duhet t’i arshivojmë siç bëmë me PPSH. Çfarë kanë bërë ata, në emër të demokracisë? Vetëm kanë mbushur xhepat dhe pasuruar veten. Nëse ka Vetting popullor, asnjë nga këto parti, nuk meriton votë. Ka ardhur koha e të rinjve për të krijuar një Shqipëri të Re!”, thotë Llakaj.
Për pjesmarrjen e LIBRA-s në zgjedhjet e 18 qershorit, KQZ-ja vendosi si kusht mbledhjen e 5000 firmave të qytetarëve. Blushi e ka shtrirë aksionin për mbledhjen e firmave edhe në qytete të tjera, por pa lënë jashtë vëmendjes figura të rëndësishme publike të kryeqytetit.
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...