Pas përplasjeve mes qytetarëve e policisë këtë pasdite pranë godinës së Teatrit Kombëtar, kanë qenë artistët dhe aktorët ata që kanë dalë në krye të tubimit përmes fjalimeve të tyre.
Aktori i njohur Nuan Shundi i është përgjigjur reagimit që Rama bëri sot paradite në lidhje me protestën, ku deklaronte se ata që kishin dalë në protje të Teatrit Kombëtar janë një minorancë. Shundi u shpreh se kryeministri ende nuk e kupton se në fakt në minorancë është ai dhe jo artistët.
Shundi: Edhe në minorancë edhe arrogant i pacipë. Në prononcimin e sotëm, kryeministri Rama e cilësoi lëvizjen për mbrojtjen e teatrit si pakicë. Dhe vazhdoi duke thënë se ka respekt për ne.
Po të përrgjigjem zoti kryeminsitër, që unë nuk kam pikë respekti për ty.
Cfarë shteti dhe qeverie drejton ti kur forcat e policisë keqtratjonë artistët ?! Cfarë qeverie drejton ti kur akoma nuk ke arritur ta kuptosh se je ti minorancë dhe jo NE.
Minorancat nuk përcaktohen thjesht vetëm nga numrat, por, në radhë të parë nga vletrat.
Në të dyja rastet, je i humbur përball nesh. Je edhe në minonrancë edhe pa vlerë”, shprehet ai.
Ndërkohë regjisori Edmond Budina i ka bërë thirrje forcave të policisë që të mos bien pre e urdhërave të paligjshme të pushtetit. Madje Budina i bëri thirrje dhe shkrimtarit Ismail Kadare duke i thënë se ai duhet të vijë e t’i bashkohet protestës, pasi artistët e vendit të tij po tërhiqen zvarrë.
“Policia hiqni kapelet. A kini fëmijë, ndërgjegje. Si mund të dhunoni bashkëqytetarët tuaj, njerëzit që duan të bashkohen në këtë shesh. Çfarë ju kemi bërë. Pse na keni rrethuar po mbrojmë kulturën shqiptare. Thirrini ndërgjegjes. Unë po i bëj një thirrje presidentit, Ilir Meta, Pandeli Majko kemi qenë tek Ramiz Alia bashkë. Hajde këtu bashkohuni me ne, nëse ju ka mbetur diçka nga ajo e viteve 1990. Hajde këtu Ismail Kadare. Hajde se po na tërheqin zvarrë. Na kanë rrethuar si romanin Kështjella dhe po na trajtojnë si të jemi kafshë. Në këtë skenë kemi vënë Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur, “Kush e solli Doruntinën”. Hajde këtu në sheshin e Teatrit.”
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...