Emisioni Stop në Tv Klan ka denoncuar një rast të dhunës ndaj fëmijëve në kopsht. Bëhet fjalë për kopshtin “Piter Pan”. Prindërit e fëmijëve janë ankuar pranë redaksisë së emisionit Stop se kishin dyshime që ndaj të vogëlushëve ushtrohej dhunë.
Pas këtyre denoncimeve, stafi i emisionit Stop u vu në lëvizje dhe nisi investigimin. Pretendimet e prindërve u vërtetuan përmes kamerave të fshehta.
Në këto pamje duken qartë fëmijët dhe edukatoret, të cilat në vend që t’i mësojnë e t’i mbajnë fëmijët, përdorin fjalë të padenja e akte fizike të dhunshme ndaj tyre.
Edukatorja: Duart e mbledhura, këmbët lart! Këmbët lart! Duart e mbledhura! Këmbët lart!
Edukatorja: Duart e lidhura, Xxxxx të lutem, se jam vonë, shpejt xxxxxx!
Edukatorja: Ulu, rri drejt! Hajde xxxx! Jeni bukur?
Fëmijët: Po!
Edukatorja: Sa veta jeni?
Edukatorja: Urtë, jo ktu ti! Aty te tavolina!
Edukatorja: Çohu!
Edukatorja: Uluni pak ju lutem! Të gjithë në tokë! Të gjithë në tokë! Të gjithë në tokë, të luajmë bashkë! Uluni, se do bëjmë lojra! Uluni, uluni, uluni, se do bëjmë lojra! Uluni!
Edukatorja: Është e pamundur, ktë djalin e duam ktu! Cohu lart! Ju të dyja shpejt, se do ulemi!
Edukatorja: xxxxx. xxxxx të nxjerr përjashta?
Edukatorja: Shko atje, ku të lashë unë! Ti duart lart, duart lart! Të pashë ……..(nuk kuptohet) do dalësh vetë! Të pashë xxxx, duart lart shpejt! Shpejt duart lart po them! Duart lart xxxxxx! Lart xxxxxx dhe ti! Ti pse nuk janë duart lart?
Edukatorja: …(nuk kuptohet) T’jua shtypim veshët, XXxx ktu!
Edukatorja: Ju të tjerët, e mbaruat? Duart lart, duart lart!
Edukatorja: Një…
Fëmijët: Dy, tre, katër, pesë…
Edukatorja: Katëëërrr…, moj xxxxx, po flas. Uaaa bjonde e paparë, mbylle aty!
Edukatorja: Na duhet numri katër, xxxxx ça numri?
Fëmija: Katër!
Edukatorja: Ç’është kjo?
Fëmijët: Dy!
Edukatorja: Çfarë numri do kjo ktu?
Fëmijët: Dy!
Edukatorja: Dyshin, oop dyshin dhe kshu vazhdojmë me radhë deri në fund!
Ky është vetëm një episod që kanë filmuar kamerat e fshehta të emisionit Stop në ambientet e brendshme të kopshtit “Piter Pan”. Ngjarja e sotme e denoncuar në emisionin Stop në Tv Klan është një tjetër këmbanë alarmi për institucionet dhe gjithë shoqërinë, për të ardhmen e fëmijëve. /tvklan.al
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...