Pas konferencës për shtyp në lidhje me shkarkimin e kreut të prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, kryeopozitari Luzlim Basha mblodhi në seli aleatët e tij.
Kjo mbledhje nuk ishte programuar, ndërsa përpos aleatëve të përhershëm në të merrnin pjesë edhe Luan Rama dhe Petrit Vasili nga LSI.
Takimi mes tyre vjen vetëm pak orë para seancës plenare të ditës së enjte ku pritet të ketë debat të fortë në lidhje me dy çështje: dosjen e Saimir Tahirit dhe shkarkimin e Besim Hajdarmataj.
Sot nga opozita janë shprehur kundër vendimit të Arta Marku duke e cilësuar si të “dirigjuar: nga kryeministri Rama me qëllim shpëtimin e Tahirit./Express
Me ligjin e ri tekstet shkollore falas në 5 gjuhë në Maqedon...
Rama mbledh yjet e sportit shqiptar, u premtoi mbështetje dh...
Ronaldo e nis vitin me gol, shënon nga penalltia
Driloni shpërthen ndaj Vullnetit: Nuk je ma shqiptar se unë
“Shkrihen akujt” mes Obamës dhe Trump, dyshja të...
Haxhiu: Në këto katër vjet, qytetarët janë varfëruar