Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka përgëzuar Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) në lidhje me aksionin ku u ekzekutuan masat e sigurisë për 8 efektivë në Rinas, të cilët lejonin kalimin drejt vendeve të Bashkimit Evropian, personave të cilëve nuk iu lejohej, përkundrejt shumave monetare.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Balla u shpreh se rritja e besimit të publikut tek Policia e Shtetit lidhet në mënyrë të pandashme me procesin e vetëpastrimit.
Balla shtoi se po largohen nga policia elementët e dëmshëm dhe të inkriminuar. Ndër të tjera, ministri nxiti AMP-në që të forcojë bashkëpunimin e saj institucional me SPAK, por edhe prokuroritë, agjencitë e tjera e partnerët ndërkombëtarë.
“Rritja e besimit të publikut tek Policia e Shtetit lidhet në mënyrë të pandashme me procesin e vetëpastrimit, përmes të cilit po largojmë ditë pas dite nga trupa e shëndoshë e Policisë elementët e dëmshëm, të inkriminuar apo shkelës së etikës, të cilët njollosin punën e palodhur të mijëra e mijëra uniformave blu që shërbejnë me vendosmëri të palëkundur shtetit të së drejtës dhe në mbrojtje të qytetarëve të këtij vendi.
Përgëzime Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për rezultatet e dukshme dhe premtuese për një intensifikim edhe më të madh të këtij procesi vetëpastrimi. E nxis AMP të forcojë bashkëpunimin institucional me SPAK, prokuroritë e jurisdiksionit të përgjithshëm, si dhe me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit dhe inteligjencës dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, për të garantuar standarde të larta të integritetit dhe pastërtisë së figurës së punonjësve të policisë”, shkruan Balla në Facebook./abcnews.al
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...