Gjatë 24 orëve të fundit, në Fier janë arrestuar 8 shtetas për mungesë lejedrejtimi, si dhe është kapur një tjetër i shpallur në kërkim për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt” dhe ”Largimi nga vendi i aksidentit”.
Kështu, pasi u kapën duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi, ranë në pranga N. Sh., 58 vjeç, banues në Lushnjë, A. O., 52 vjeç, banues në Divjakë, A. S., 47 vjeç, banues në Lushnjë, F. P., 52 vjeç, banues në Lushnjë, A. M., 37 vjeç, banues në Peqin, V. P, 53 vjeç, banues në Lushnjë, I. H, 33 vjeç, banues në Divjakë, D. H., 21 vjeç, banues në Fier për drejtimin e automjetit tip “Benz” pa leje drejtimi.
Përpos tyre u ndalua edhe shtetasi i shpallur në kërkim: A. R, 57 vjeç, banues në Fier për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt” dhe ”Largimi nga vendi i aksidentit”.
Gjatë kontrolleve të ushtruara, janë bllokuar 8 motomjete, janë proceduar për Komision 26 drejtues mjetesh për paligjshmëri në fushën e transportit të udhëtarëve. Këto 24 orët e fundit u vendosën 268 masa administrative nga të cilat 121 masa ne fushën e sigurisë rrugore (pa kaska mbrojtëse, pa rrip sigurimi, parakalim i gabuar dhe përdorim celulari).
Sektori i Policisë Rrugore në DVP Fier do vazhdojë punën për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë së lëvizjes në rrugë dhe fton të gjithë përdoruesit e rrugës të respektojnë normat e sjelljes sipas përcaktimeve të Kodit Rrugor./TCH
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...