Një rrjet i gjerë që vijon të funksionojë në paligjshmëri në vendin tonë në fushën e basteve sportive, u godit nga Policia e Shtetit duke sjellë një numër të lartë arrestimesh në tetë qarqe.
FNSH e Shpiponja kanë zbarkuar në Tiranë, Durrës, Elbasan, Laç, Korçë, Fier, Berat dhe Shkodër ku po kryhen kontrolle masive. Janë arrestuar mbi 110 persona dhe janë shoqëruar në Polici të tjerë persona.
Arrestimet erdhën pas hetimeve 7 mujore, dhe rreth 500 kontrollove me vendim gjykate në ambiente që ishin kthyer në vatër të lojërave të fatit dhe basteve online.
Më shumë se 1,500 policë morën pjesë në operacionin që u zhvillua në Tiranë dhe shtatë qytete të tjera, derisa ndeshjet e futbollit të Ligës Evropiane u zhvilluan mbrëmjen e së enjtes.
Përmes një deklarate policia tha se arrestoi 115 persona dhe 26 të tjerë po hetohen.
“Ata janë pronarë, menaxherë ose punonjës të këtyre bastoreve. Policia konfiskoi gjithashtu 140,000 euro dhe qindra kompjuterë dhe pajisje të tjera elektronike”, është thënë në njoftimin e policisë.
Në vitin 2018, parlamenti i Shqipërisë votoi për heqjen e lojërave të fatit nga zonat e banuara.
Kazinot tani lejohen vetëm në disa hotele të mëdha.
Megjithatë, shumë aktivitete të tilla kanë vazhduar të funksionojnë në fshehtësi.
Faqet e basteve online të drejtuara nga jashtë, janë gjithashtu të paligjshme në qytetet e Shqipërisë. /tch/
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...