233 shpërndarës të drogës janë arrestuar gjatë gjithë natës së mbrëmshme në Shqipëri.
Kështu ka njoftuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili ka thënë se ka qenë një super operacion i Policisë së Shtetit, shkruan Arbresh.info
Sipas Ramës, shpërndarësit e drogës kishin në shënjestër nxënësit e shkollave.
Operacion antidroge në Tiranë, shkatërrohet rrjeti shpërndarës i drogës me mbi 100 persona
“Pas një hetimi të imtësishëm e mbledhjeje të provave në të gjitha qarqet e vendit janë shkatërruar 23 rrjete kriminale dhe është neutralizuar një burim i rrezikshëm dëmi për shëndetin e më të rinjve, ndërkohë që kjo është një tjetër provë e ngritjes së luftës kundër krimit të organizuar në një nivel të ri”, ka shkruar Rama në Facebook.
“Një duartrokitje e fortë për Policinë e Shtetit, e cila dita-ditës po rrit forcën goditëse ndaj keqbërësve të çdo lloji dhe po afirmon fuqinë e saj si garante e rendit, sigurisë e qetësisë publike në çdo komunitet”, tha tutje Rama./Arbresh.info/
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok