Google ADS

Aksion anti-kanabis në Vlorë, sekuestrohen mbi 40 kg

13:28 | 3 Korrik 2017
Arbresh.info

Agjentë të policisë së Vlorës kanë ndërmarrë këtë të hënë një operacion, në kuadër të të cilit janë sekuestruar mbi 40 kilogramë lëndë narkotike.

Burime nga drejtoria lokale e policisë bëjnë të ditur se, pas marrjes së informacioneve në rrugë operative agjentët kanë bastisur shtëpinë e shtetasit Kristo Gjoka, banues në Himarë, shkruan Top Channel.

Në banesën e personit në fjalë janë gjetur 42 kilogramë kanabis sativa, saktësojnë burimet, të cilat shtojnë se pronari i shtëpisë është vënë në pranga bashkë me të birin, shtetasin Spiro Gjoka, 29 vjeç.

Materialet hetimore i kanë kaluar tashmë prokurorisë për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme