Një 64-vjeçar në Durrës ra në prangat e policisë, pasi të martën teksa ishte duke drejtuar kamionin, aksidentoi për vdekje e një 39-vjeçar.
Përmes një njoftimi, Policia e Shtetit bën të ditur se arrestimi i 64-vjeçarit erdhi pas disa orësh kërkimesh dhe këqyrje të kamerave.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, shkruan A2 CNN.
Njoftimi i Policisë:
Durrës-Aksidentoi me pasojë vdekjen një 39-vjeçar dhe u largua nga vendi i ngjarjes bashkë me automjetin, pas disa orësh kërkimesh dhe këqyrje të kamerave, Policia bëri të mundur identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorit.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit ” shtetasin M. Ç., 64 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas rreth orës 17:30, të datës 24.12.2024, në lagjen nr 15 Durrës, duke drejtuar automjetin kamion ka përplasur me pasojë vdekjen, shtetasin P. P, 39 vjeç, banues në lagjen nr 15 Durrës, dhe është larguar menjëherë nga vendi i aksidentit bashkë me kamionin që drejtonte.
Pas disa orë kërkimesh dhe këqyrje të kamerave, Policia identifikoi, kapi dhe arrestoi autorin e dyshuar. Si dhe bëri bllokimin e kamionit në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...