Policia në Durrës ka vënë në pranga tre persona për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Narkotikët në DVP Durrës kanë arrestuar në flagrancë I. H., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik nga policia iu gjet 14.5 gr lëndë narkotike e dyshuar marjiuanë, që u sekuestrua.
Po ashtu, policia arrestoi G. T., 46 vjeç pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Kurse, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë A. A., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi ka aksidentuar një 86-vjeçar me inicialet R. D., ndërsa drejtonte mjetin tip “Volkswagen”.
I moshuari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...