Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në mesnatë në zonën e Saukut në Tiranë.
Makina e aksidentuar është me targa diplomatike.
Konkretisht makina i përket ambasadës ruse në Tiranë, ndërsa si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shoqëruesi i ambasadorit rus të akredituar në Tiranë, si edhe është plagosur drejtuesi i automjetit.
Policia ka dhënë detaje nga aksidenti i rëndë që ndodhi në zonën e Saukut në Tiranë. Automjeti i ambasadës ruse është përplasur me banderolën metalike të rrugës, ka dalë nga rruga duke u përplasur më pas me bordurën. Për pasojë, ka ndërruar jetë shtetasi rus S.M, 36 vjeç.
“Më datë 11.05.2023, rreth orës 23:10, te mbikalimi në Mjull Bathore, automjeti i ambasadës ruse, me drejtues shtetasin A. K., dhe pasagjer shtetasin S. M., është përplasur me banderolën metalike të rrugës, ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me bordurën.
Si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, ka ndërruar jetë në spital shtetasi rus S. M., 36 vjeç, ndërsa shtetasi A. K., 30 vjeç, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, njofton policia./abcnews.al
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë