Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në Fier.
Një 15 vjeçar, i cili po lëvizte me biçikletë, është përplasur nga një automjet tip “Audi” që drejtohej nga shtetasi E. B., 29 vjeç i cili është larguar nga vendngjarja.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Hamil-Dërmënas rreth orës 22:00, ndërsa shtetasi i mitur ka ndërruar jetë rreth orës 02:00 në spitalin e Fierit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”./Euronews
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...