Aksidentohet nëna dhe foshnja në qendër të Durrësit

21:13 | 7 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Durrësit, pranë një qendre tregtare në lagjen nr.4, por fatmirësisht pa pasoja të rënda.

Një makinë ka përplasur një grua së bashku me foshnjën e saj.

Nëna dhe foshnja fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime. Ato janë dërguar në spitalin e Durrësit dhe sipas mjekëve janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Sakaq, policia e Durrësit ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, si dhe po kryhen veprimet hetimore në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Ndërkohë mësohet se pak më herët, një fëmijë 6-vjeçar ëhstë përplasur nga një automjet, në afërsi të tregut të qytetit.

Policia ka shoqëruar drejtuesen e mjetit, ndërkohë që fëmija i mitur është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme