Zyrtari shqiptar Ervin Dervina, oficer i Kontaktit të Shqipërisë pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC), si dhe bashkëshortja e tij, shtetase rumune, humbën jetën sot në një aksident tragjik.
Mediat rumune kanë publikuar foto dhe detaje të aksidentit në krahinën Mureş në rrugën kombëtare 15, ndërmjet Brnukovenës dhe Susenit. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15.00 dhe sipas mediave vendase nga aksidenti fatal humbën jetën 2 persona dhe 4 të tjerë janë plagosur. Dervina ka qenë në një automjet tip Opel me targa diplomatike bashkë me bashkëshorten.
Në rrethana ende të panjohura një kamion dhe 2 automjete janë përplasur, raporton Lapsi. Kamioni është përmbysur ndërsa automjetet kanë dalë nga rruga. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia, mjetet zjarrfikëse dhe një helikopter për të nxjerrë viktimat dhe të plagosurit që kishin mbetur të bllokuar.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...