Aksidentohet në Itali autobusi me shqiptarë, lëndohen 16 persona

18:31 | 20 Korrik 2024
E.K

Është aksidentuar një autobus me shtetas shqiptarë në Itali.

Mësohet se janë plagosur 16 persona dhe asnjë prej tyre nuk është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas mediave fqinje, shkak i aksidentit mund të ketë qenë një defekt i frenave.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca karabinierët dhe zjarrfikësit e Acireale dhe Riposto./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme