Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i makinave shoqëruese të Sali Berishës në autostradën e Laçit. Ish-kryeministri Sali Berisha duket se i ka shpëtuar mrekullisht një aksidenti që mund të kishte pasoja të rënda.
Abcnews.al, mëson se 4 makina, konkretisht makina ku udhëtonte Sali Berisha dhe tre të tjera shoqëruese të tij po udhëtonin njëra pas tjetrës në autostradën e Laçit, pas takimit të Foltores në Kurbin.
Një makinë e cila ka dalë nga një karburant është futur kundërvajtje në autostradë duke dalë ballë për ballë me vargun e makinave të eskortës së Sali Berishës.
Raportohet se makina udhëtonte ish-kryeministri ka mundur të devijojë pa u aksidentuar “shoferin” e çmendur, po kështu kanë mundur të shmangen edhe tre makinat e tjera shoqëruese, ndërsa makina e katërt ka frenuar fort.
Për pasojë, makinën e katërt të eskortës së Berishës e ka goditur një tjetër makinë nga pas. Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur tre persona, shoferi dhe dy shoqërues.
KQZ mban mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës
Sot shpërndahet Kuvendi i Kosovës
Rruga Shirokë-Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimi...
PCOS: Shkaqet, Simptomat dhe Mundësitë e Trajtimit për Menax...
Koperniku: 2024 ishte viti më i nxehtë në histori
Joan Laporta dëshiron të nënshkruajë me një sulmues të ri në...