Aksidentohen 3 adoleshentë shqiptarë në Itali, njëri humb jetën

00:44 | 16 Prill 2017
Trina Galanxhi

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në orët e para të mëngjesit.

Tre adoleshentë shqiptarë që udhëtonin me një automjet tip “Golf” në Itali janë aksidentuar si pasojë e shpejtësisë së madhe.

Bëhet e ditur se njëri prej tyre ka humbur jetën. Ende nuk dihen identitetet, por policia italiane thotë se i riu që ka humbur jetën është 17 vjeç. Dy të tjerët janë plagosur dhe janë të moshave 20 dhe 19 vjeç, shkruan albeu.

Aksidenti tragjik ka ndodhur në Rivergaro të Piaçencës.

Mësohet se automjeti ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të madhe teksa kthehej nga një festë. Mjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme