Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në rrugën “Trento” në Parma. Siç shkruajnë mediat italiane, i riu shqiptar 35 vjeç, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, po udhëtonte me makinën e tij, kur ka humbur kontrollin.
Ai është përplasur me një makinë që po vinte përballë tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pak minuta pas orës 20:00.
Menjëherë atij i është dhënë ndihma e parë duke u dërguar me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ka humbur jetën, bën të ditur SYRI.net.
Sipas policisë, dyshohet se shqiptari ka pësuar goditje nga ndonjë sëmundje para se të ndodhte aksidenti i rëndë. E pikërisht në bazë të këtyre, policia thotë se shqiptarit i ka rënë infarkt, gjë që ka sjellë dhe aksidentin.
Gjithsesi do të jetë autopsia që do të zbardhë shkakun e vërtetë të vdekjes.
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty