Identifikohen 5 shqiptarët që humbën jetën në aksidentin tragjik të së martës në qytetin verior të Greqisë në Edessa. Mes tyre janë dhe një 16 dhe një 19-vjeçar.
Nga aksidenti fatal i së martës, viktima mbetën Besim Muçaj 55 vjeç, Ilir Daçi 50 vjeç, Ergin Peposhi 19 vjeç, Ardit Peposhi 16 vjeç, Gazment Brahaj 47 vjeç.
Shoferi i makinës ka qenë një 55-vjeçar, ndërsa pasagjeri në vend të parë një 50-vjeçar, ndërsa në sediljen e pasme dy të rinj, 16 dhe 19 vjeç.
Burime të policisë greke pohuan se makina me targa ‘AA 989 MU’ ku udhëtonin 5 shqiptarët, që drejtohej nga Besmir Muçaj lëvizte në rrugen dytësore të Edeses me drejtim nga Follorina për në Selanik për shkaqe të panjohura.
Makina ka devijuar drejtimin duke hyrë në krahun e kundërt të qarkullimit dhe më pas është perplasur me kamionin që lëvizte në këtë rrugë nga Selaniku drejt Follorinës.
Shoferi i kamionit që nuk pësoi asnjë dëmtim arrestua, i shtruar në spitalin e përgjithshëm të Edesës dhe më pas më pas u la i lirë nga prokuroria.
Sipas informacioneve, të pestë shqiptarët ishin punëtorë sezonalë në Greqi./tvklan
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...