Aksidenti në Shkodër, pas vjehrrës, ndërron jetë në spital nusja shtatzënë

21:15 | 13 Mars 2019
Arbresh.info

Rëndohet bilanci i aksidentit të ndodhur sot pasdite në Shkodër.

Pas vjehrrës, humb jetën në spital edhe nusja e saj 18-vjeçare, e cila ishte shtatzënë. Aksidenti ndodhi rreth orës 14:00 në aksin Shkodër-Koplik, ku nuse e vjehrrë u përplasën nga një automjet.

Gruaja 58-vjeçare me iniciale H.B. gjeti vdekjen në vend, ndërsa nusja E.B. mbeti e plagosur rëndë. Me gjithë transportin në spital dhe ndërhyrjen e mjekëve e reja nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra./balkan web

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme