Google ADS

Aksidenti në Itali i autobusit me shqiptarë/ MEPJ: Të gjithë pasagjerët janë jashtë rrezikut për jetën

22:26 | 20 Korrik 2024
R J

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thotë se 16 stetasit shqiptarë që u përfshinë në aksidentin automobilistik në Katania të Italisë teksa udhëtonin me autobus, kanë marrë ndihmën e nevojshme nga autoritetet shëndetësore e janë jashtë rrezikut për jetën.

Aksidentohet në Itali autobusi me shqiptarë, lëndohen 16 persona

Përmes një njoftimi, ministria sqaroi se është vënë në komunikim me autoritetet italiane.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, menjëherë pas informacionit mbi aksidentin automobilistik në Katania, është vënë në komunikim me autoritetet italiane, përmes ambasadës së RSH në Romë dhe konsullatave të RSH në Milano e Bari. Sipas informacioneve paraprake, të gjithë të lënduarit kanë marrë ndihmën e nevojshme nga autoritetet shëndetësore e janë jashtë rrezikut për jetën. Me porosi të Ministrit Igli Hasani, përfaqësuesit e ambasadës dhe konsullatave po monitorojnë situatën e janë në kontakt të vazhdueshëm me palën italiane”, thuhet në njoftimin e MEPJ./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme