Policia e Shijakut ka arrestuar drejtuesin e automjetit që u përplas në pistën e garave, mbrëmjen e djeshme në Shijak, ku për pasojë humbi jetën shtetasi me iniciale A. M.
Në një informacion shtesë, policia sqaron gjithashtu se viktima është i moshës 39-vjeçare dhe jo 40 vjeç si u raportua një natë më parë.
Njoftimi i Policisë Shijak/Durrës
Informacion shtesë mbi aksidentin me pasojë vdekjen e 40-vjeçarit, ndodhur mbrëmjen e sotme, në fshatin Pjezë, Shijak, te Arena Karting Albania.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, kanë bërë arrestimin e shtetasit F. A., 40 vjeç, banues në Tiranë.
Mbrëmjen e sotme, në fshatin Pjezë, Shijak, te Arena Karting Albania, gjatë garave me mjete sportive, shtetasi F. A., duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. M., 39 vjeç. Si pasojë e përplasjes, shtetasi A. M., ka humbur jetën.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./A2
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...