rejtuesi i mjetit ‘audi’, Igli Madani, nën arrest për aksidentin automobilistik që ju mori jetën katër personave, rrezikon deri në 20 vite burgim.
Kodi penal i ashpërsuar parashikon për rastet e aksidenteve të rënda që shkaktojnë plagosjen e rëndë të disa personave apo vdekjen e tyre, burgim me minimum pesë deri në 20 vjet heqje lirie, sipas nenit 290, të kodit penal, që e lidh shkeljen e rregullave të qarkullimit me shkaktimin e pasojave në humbje jete.
Sipas prokurorisë së Vlorës, masa e sigurisë ndaj Madanit, mosha 22-vjeç, do të shqyrtohet në spitalin e Traumës, në Tiranë, ku edhe po trajtohet dhe ku do ti komunikohet akuza mbi aksidentin që i mori jetën katër anëtarëve të së njëjtës familje, Eduart, Silvana , Eva dhe Anastasia Gushi.
Prokuroria deklaron jo zyrtarisht se 22-vjeçari po udhëtonte me shpejtësi marramendëse mbi 200 km në orë. Nga ana tjetër pritet që ekspertët ti tregojnë akuzës nëse i riu ishte apo jo nën ndikimin e alkoolit, apo të lëndëve narkotike.
Sakaq, policia rrugor konfirmon për TCH se Igli Madani veç problemeve me drogën, rezulton të ketë gjashtë gjoba si drejtues makine.
Konkretisht, njëra prej tyre është për shpejtësi, dy për parakalim të gabuar, 1 për xhama të zinj dhe 2 të tjera për shkelje të sinjalistikës.
Moti nesër: Diell dhe vranësira, temperaturat lëvizin nga -5...
Çaji që duhet të konsumoni për uljen e tensionit të lartë
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
SHBA ekspozojnë planin iranian për vrasjen e Donald Trump-it
Presidenti palestinez bisedë telefonike me Trump
Simptomat e demencës përkeqësohen ndjeshëm në këtë pjesë të ...