Policia e shtetit e Shqipërisë njofton se është vënë në pranga 63-vjeçari i cili pasditen sotme është përfshirë në një aksident me dy mjete të tjera në Shëngjin.
Policia e Shqipërisë bën me dije se është arrestuar shtetasi me iniciale T.N., për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
63-vjeçari teksa drejtonte në gjendje të dehur automjeti tip “Audi”, është përfshirë në aksident me 2 automjete të tjera tip “Benz”.
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesja e njërit prej automjeteve tip “Benz”, shtetasja me iniciale Xh. M., 39 vjeçe dhe 2 pasagjerë në automjetin e saj, një 30-vjeçare dhe një 10-vjeçar, të cilët janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë shtetasin T. N., 63 vjeç, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi sot, rreth orës 17:20, në Shëngjin, automjeti tip “Audi”, që ai e drejtonte në gjendje të dehur, është përfshirë në aksident me 2 automjete të tjera tip “Benz”.
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesja e njërit prej automjeteve tip “Benz”, shtetasja Xh. M., 39 vjeçe dhe 2 pasagjerë në automjetin e saj, një 30-vjeçare dhe një 10-vjeçar, të cilët janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./rtsh.al
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...