Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në aksin rrugor Burrel – Komsi. Dy persona raportohen të vdekur, kurse dy të tjerë të plagosur.
Makina ka përplasur një motor, ka devijuar dhe më pas ka “shkelur” tri këmbësorë anës rrugës. Një nga këmbësorët ka ndërruar jetë në moment. Viktima është shtetasi Gentian Hani, sikundër edhe një tjetër. Identiteti i të plagosurve nuk është bërë me dije nga policia. Ndërroi jetë pak më vonë shtetasi Alfred Balla, që ishte plagosur pak më herët.
Njoftimi:
Sonte rreth orës 19.00, në vendin e quajtur ‘Lapidari’, njësia Administrative Komsi, Mat, janë përfshirë në aksident një automjet dhe nje motoçikletë, ku janë aksidentuar 3 shtetas. Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga verifikimet paraprake ka rezultuar se një automjet është aksidentuar me një motoçikletë. Për pasojë janë aksidentuar shtetasit:
Gentian Hani, rreth 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në vend si pasojë e aksidentit.
– Alfred Balla, rreth 35 vjeç, banues në Komsi, i cili ka humbur jetën gjatë rrugës drejt spitalit të Tiranës
-A.H, rreth 17 vjeç, banues në Komsi, po transportohet drejt spitalit të Tiranës.
Drejtuesi i automjetit pasi ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe më pas janë paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, pronari i automjetit shtetasi G.N, 50 vjeç, dhe djali i tij shtetasi Xh.N, rreth 15 vjeç. Paraprakisht dyshohet se automjetin e drejtonte shtetasi Xh.N, i cili është përplasur fillimisht me motoçikletën, dhe më pas me shtetasit këmbësor. Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./Shekulli/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...