Google ADS

Aksidenti i rëndë në rrugën Milot-Fushë Krujë, dy persona humbin jetën

23:44 | 26 Maj 2018
Arbresh.info

Dy të rinj humbën jetën mbrëmjen e së shtunës si pasojë e një aksidenti në autostradën Milot-Fushë Krujë.

Mes tyre është 26-vjeçari që drejtonte mjetin tip “Volkswagen” në momentin që doli nga rruga. Viktima tjetër është një 21-vjeçar.

Ata nuk mundën t’i mbijetonin plagëve të marra pas dërgimit në spitalin e Traumës në Tiranë. Dy pasagjerët e tjerë, njëri 18 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa shoku 23-vjeçar i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit të automjetit ku po udhëtonin 4 të rinjtë nga Tirana./Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme