Google ADS

Aksidenti i rëndë me 4 të lënduar në Prrenjas-Qafë Thanë, arrestohet 44-vjeçari

19:11 | 13 Prill 2024
R J

Policia e Elbasanit ka arrestuar Jetmir Dacin, drejtuesin 44-vjeçar të mjetit që shkaktoi aksidentin e rëndë në aksin “Prrenjas-Qafë Thanë”, më datë 8 prill.

Familja me 6 anëtarë, e cila kishte ndaluar në ambientet e një lokali, rreth 30 m larg korsisë së rrugës, u godit nga mjeti që drejtohej nga 44-vjeçari, i cili humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Si pasojë e aksidentit një 23-vjeçare është në gjendje të rëndë, vajza tjetër 10 vjeçe ka thyer këmbën e po ashtu fraktura ka pësuar dhe vajza 6 vjeçare, të treja motra.

Materialet procedurale në ngarkim të 44-vjeçarit i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

“Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur më datë 08.04.2024, në aksin rrugor “Prrenjas-Qafë Thanë”, ku si pasojë mbetën të dëmtuar 4-shtetas, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë ndaluar me iniciativë shtetasin J. D., 44 vjeç, banues në Peshkopi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Shtetasi J. D., me automjetin që drejtonte, ka përplasur një automjet dhe si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi, ka goditur dhe një automjet tip “Passat”, në ambientet e një servisi. Për pasojë janë dëmtuar 4 shtetas që ndodheshin jashtë automjetit “Passat” (pasagjerë që udhëtonin në këtë automjet)”, njofton policia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme