Aksident tragjik, vdes adoleshenti shqiptar në Itali

21:23 | 17 Mars 2017
Trina Galanxhi

Një adoleshent shqiptar, 15-vjeç, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 17:00, në komunën italiane Milazzo, në Messina.

Së bashku me një vajzë të re nga Barcelona, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, udhëtonte me një skuter. Mjeti u përplas me një shtyllë, ndërsa 15-vjeçari u shemb dhunshëm në asfalt, shkruan syri.

Pas aksidentit, ai u transportua me urgjencë në spital dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në kokë.

Megjithatë, mjekët konfirmuan se nuk mundën ta mbanin në jetë të riun.

Ndërsa vajza ka marrë lëndime jo të rënda në hundë, dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme