Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës në Kavajë, ku 3 persona humbën jetën dhe një vajzë 21-vjeçare ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Një automjet tip Benz që lëvizte me shpejtësi ka përplasur dy kalimtare, një grua me vajzën e saj. Nëna, Lumturi Demrozi, 46 vjeç, humbi jetën në vendngjarje së bashku me pasagjerin e mjetit, Gentjan Belba, 23 vjeç.
Aksident tragjik në Kavajë, dy viktima dhe të plagosur rëndë
Ndërkohë, drejtuesi i makinës Vilson Cara nuk u mbijetoi dot plagëve pas dërgimit në spital.
Hetimet vazhdojnë për të zbardhur detajet e aksidentit, ndërsa dëshmitarët thonë se makina ka humbur kontrollin dhe është ngjitur në trotuar.
Dy të rinjtë në automjet ishin nisur për të festuar ditëlindjen e Vilson Carës, që sot mbushte 24 vjeç./tch
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza