Aksident tragjik në Greqi, këta janë babai dhe vajza shqiptare që u goditën nga kamionisti i dehur

17:52 | 10 Maj 2018
Arbresh.info

Ditën e djeshme një aksident i rëndë i ndodhur në Greqi i mori jetën dy shqiptarëve.

Mësohet se aksidenti ndodhi në autostradën Athinë-Lamia në orën 5:40.

Spiro Guri, 65 vjeç ishte duke çuar në punë vajzën e tij Blerina, 34 vjeçare, e cila punonte në një furrë buke.

Por ai mëngjes rezultoi fatal për babain dhe vajzën e tij.

Makina e tyre u godit nga një kamion, shoferi i të cilit ishte në gjendje të dehur, duke u marrë edhe jetën.

Dhimitër Pabuko, 65 vjeç, po shqiptari ndodhej i dehur në timonin e kamionit.

Mediat greke kanë publikuar videon kur shoferi i kamionit humbi kontrollin e mjetit të tij dhe goditi dy makinat e vogla, duke i shkatërruar plotësisht dhe vrarë në vend, drejtuesit e tyre, shqiptarë të dy.

Pas testit të alkoolit shqiptari që drejtonte kamionin doli pozitv, duke u vendosur në pranga./Gazeta Express

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme