Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Gjirokastër. Në vendin e njohur me emrin Kthesa e Lazaratit janë përplasur tre makina.
Në një prej makinave ndodhej edhe Vandam Mahmutaj, djali i të njohurit Gate Mahmutaj.
Drejtuesi i një prej automjeteve të aksidentuara ka qenë Vandam Mahmutaj, djali i Gate Mahmutajt i dënuar për kundërshtim me armë të operacionit të policisë në Lazarat në vitin 2014.
Në aksident është përfshirë një makinë tip “Citroen” me targa “AA 463 CE” dhe një automjet tjetër me targa “AA 0010 OY” të cilat po udhëtonin në drejtime të ndryshme.
Si pasojë e aksidentit, janë plagosur rëndë çifti i bashkëshortëve Apostol Strato 75 vjeç dhe Maria Strato 70 vjeç, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Gjirokastrës.
Lëndime nga aksidenti ka pësuar edhe Vandam Mahmutaj por mësohet se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag