Google ADS

Aksident në Tiranë, motori përplas 65-vjeçaren

23:25 | 12 Korrik 2021
Trina Galanxhi

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë ku ka mbetur e plagosur një 65-vjeçare.

BalkanWeb raporton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, në zonën e “Ali Demit”, ku një motor me drejtues shtetasin O. S., ka përplasur të moshuarën identiteti i së cilës mbetet akoma i panjohur.

Pas ngjarjes e moshuara është transportuar në spital ku është në kujdeesin e mjekëve. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave që shkaktoi aksidentin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme