Aksident në Tiranë, humb jetën një 35 vjeçar

09:47 | 16 Dhjetor 2022
Vjollca Gajraku

Një person ka humbur jetën gjatë një aksidenti në Tiranë.

Policia tha se aksidenti u shënua në aksin rrugor “TEG-Shkozë”, në mesnatë, në afërsi të xhamisë së Farkës.

Shtetasi F. H., 35 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Nga përplasja, 35-vjeçari ka humbur jetën./euronnews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme