Aksident në Shkodër/ Automjeti përplas motorin, një i lënduar

07:25 | 9 Mars 2024
K.B

Një aksident është regjistruar të premten në aksin rrugor Shkodër-Kryebushat.

Një automjet ka përplasur një motomjet, me drejtues një 58-vjeçar.

Si pasojë, drejtuesi i motomjetit është lënduar lehtë. Ai ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 22:05, në aksin rrugor Shkodër-Kryebushat, automjeti me drejtues shtetasin E. D., 37 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin V. K., 58 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu

Të ngjashme