Një aksident ka ndodhur në rrugën “Liria” në Shkodër, ku 73-vjeçari K. N. ka përplasur me makinë një këmbësor, i cili nuk është identifikuar ende.
Sipas policisë këmbësori i ka ndërprerë rrugën, shoferit të mjetit.
Blutë bëjnë më dije se i aksidentuari u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër.
“Rreth orës 13:20, në rrugën “Liria”, automjeti me drejtues shtetasin K. N., 73 vjeç, është ka përplasur me një shtetas këmbësor, aktualisht i paidentifikuar, i cili i ka ndërprerë rrugën. Shtetasi u transportua në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë./tvklan.al
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...