Aksident në Sarandë, dy të lënduar, njëri në gjendje të rëndë

23:48 | 8 Shkurt 2024
D.H

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin Sarande-Ksamil, ku si pasojë janë lënduar dy persona.

Sipas Euronews.al, një 15-vjeçar është në gjendje të rëndë.

Ndërsa një person është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po kryen veprimet në lidhje me sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të ngjashme