Aksident me pasojë vdekjen e një 66-vjeçareje ka ndodhur ditën e sotme në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.
Makina drejtohej nga një shtetas maqedonas.
Gruaja nuk ka mundur të përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 20.09.2021, rreth orës 11:10, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, mjeti me drejtues shtetasin maqedonas V. G, ka përplasur këmbësoren shtetasen D. H., rreth 66 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /TCH/
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...