Një aksident është shënuar mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Kukës-Morinë në vendin e quajtur “Fushorja e Uzinë”.
Mësohet se një automjet me targa të Kosovës ka goditur një kalimtar 74 vjeçar.
Nga goditja e fortë, i moshuari është përplasur me xhamin e parë të automjetit e për pasojë ka ndërruar jetë në vend. Policia e Kukësit ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar shkaqet e ngjarjes.
Drejtuesi është shoqëruar në komisariatin e Kukësit. Pas aksidentit, njëra korsi e autostradës ka qëndruar e mbyllur duke shkaktuar trafik të rënduar e radhë kilometrike në “Rrugën e Kombit”./abcnews.al
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...