Dy automjete u përfshinë mbrëmjen e kësaj të premteje në një aksident në Rrugën e Kombit.
Klan News, raporton se nga ky aksident ka humbur jetën 30-vjeçari A. GJ.
Mësohet se ai po lëvizte me një mjet të tipit BMW, kur u përplas me një trajler. Përplasja ishte tepër e fortë dhe i riu gjeti vdekjen e menjëhershme. Për nxjerrjen e trupit të tij nga makina mësohet se u desh ndërhyrja e zjarrfikësve.
“Në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në afërsi të një karburanti mjeti me drejtues shtetasin E.H.,është përplasur me mjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin A.Gj.,i cili për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, tha policia në një njoftim për mediat.
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%