Aksident në Milot, në gjendje të rëndë turisti

14:42 | 19 Korrik 2018
Arbresh.info

Një turist zvicerian, i cili po udhëtonte me motor në drejtim të Tiranës u aksidentua në Milot.

Ai u përplas me një makinë që po shkonte në drejtim të Shkodrës.

Sipas policisë nuk janë përcaktuar ende shkaqet e ngjarjes, por dyshohet se Benzi ka qenë me shpejtësi.

Shtetasi zvicerian ka marre plagë të rënda dhe është dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Policia ka ndaluar drejtuesin e Benzit për sqarime të mëtejshme të ngjarjes./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme