Aksident në mes të Fierit, tre makina godasin njëra-tjetrën

21:57 | 28 Qershor 2018
Arbresh.info

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Liri”, në rrugën kryesore në qytetin e Fierit. Tre automjete janë përfshirë në këtë aksident duke goditur njeri-tjetrin.

Mësohet se fatmirësisht nuk ka të lënduar nga ky aksident por vetëm dëme materiale, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia e Fierit duke kryer procedurat dhe zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti me pasoja materiale, ndërsa kanë marrë masat për të shmangur edhe bllokimin e trafikut.

Përplasja e mjeteve ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve, për vetë faktin se vendi ku ka ndodhur ka lëvizje te madhe./syri net

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme