Google ADS

Aksident në Lezhë-Shkodër, plagosen shoferët e dy automjeteve

22:06 | 14 Shtator 2022
KRG

Një aksident ka ndodhur në superstradën Lezhë-Shkodër, në afërsi të Mabës.

Burime për Abc News bëjnë me dije se janë përplasur dy automjete, drejtuesit e të cilave kanë mbetur të plagosur.

Ata janë dërguar në spitalin rajonal të Lezhës, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur policia dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme