Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, në afërsi të Knallës.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur më njëra tjetrën.
Si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit Smart dhe një pasagjer i cili ka qenë në mjet me të.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi zbardhjen e rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Më datë 27.12.2020,rreth orës 14:50 ,në rrugën e Shëngjinit, afër Knallës Lezhë, ka një aksident rrugor ku janë përplasur mjeti tip Opel me mjetin tip Smart, ku si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar drejtuesi i mjetit Smart dhe një pasagjer i cili ka qenë në mjet me të. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tch/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?