Google ADS

Aksident në “kthesën e vdekjes”: Del nga rruga autoboti në aksin Himarë–Dhërmi, një i lënduar

12:32 | 29 Maj 2022
E.H

Një aksident ka ndodhur paraditen e së dielës në aksin rrugor Himarë–Dhërmi, në vendin e quajtur “Kthesa e Vishës”. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45 kur një autobot me drejtues R. Dh., rreth 60 vjeç ka dalë nga rruga.

Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka mbetur i lënduar dhe ndodhet në Spitalin e Himarës, nën kujdesin e mjekëve. Kujtojmë se kjo zonë njihet si e rrezikshme dhe shpesh kanë ndodhur aksidente të rënda me pasojë vdekjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme