Aksident në Itali, vdes 29 vjeçari shqiptar

17:34 | 3 Korrik 2023
Orgesa Haziri

Një aksident tragjik i ka marrë jetën 29-vjeçarit shqiptar në Itali.

Sipas medieve italiane aksidenti ndodhi mbrëmjen e së shtunës rreth orës 21:30 në Modena.

Ai po drejtonte makinën e tij tip “Volkswagen Polo” kur humbi kontrollin dhe goditi disa kosha plehrash në anën tjetër të rrugë.

Makina shtyu një nga kontejnerët për disa dhjetëra metra derisa ndaloi dhe u përplas me portën e një shtëpie.

Zhurma e përplasjes i nxori banorët jashtë mes tyre edhe profesoresha Roberta Gelmini, kirurge e Poliklinikës , e para që ofroi ndihmë duke telefonuar njëkohësisht urgjencën./A2/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme