Aksident në Gjirokastër, plagoset rëndë mjekja pediatre

16:59 | 15 Shtator 2018
Arditë Shkodra

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në rrugën Tepelenë-Gjirokastër në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”. Një automjet që drejtohej nga shtetasja Ermira Cuberi ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal. Për pasojë ka mbetur e plagosur rëndë nëna e drejtueses së mjetit, e cila ndodhej pasagjere, ndërsa vajza ka marrë plagë të lehta. Gruaja është mjeke pediatre. Policia po heton shkaqet e këtij aksidenti./lapsi.al

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme