Një aksident raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Ersekë. Gazetarja Ledjona Xheladinaj bën të ditur se si pasojë e aksidentit dyshohet të kenë mbetur të plagosur 4 persona.
Burime nga policia thonë se janë përplasur dy automjete në fshatin Barmash. Ndërkaq, të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Mësohet se dy prej të plagosurve janë në gjendje më të rëndë. Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti./abcnews.al/
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...