Aksident në Elbasan, automjeti del nga rruga, lëndohet një person

18:35 | 18 Nëntor 2021
Arditë Shkodra

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugorë Elbasan – Tiranë.

Policia bën me dije se shtetasi M. H., 25 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i mjetit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./oranews

Të ngjashme