Një aksident është shënuar në aksin Cerrik-Belsh, pranë fshatit Shalës ditën e sotme.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën, ndërsa dyshohet se shkak të ketë qenë parakalim i gabuar i njërit prej automjeteve.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur dy persona, ndërsa njëri prej tyre raportohet të jetë në gjendje të rëndë për jetën.
Ekipet e zjarrfikëses kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po përpiqen të nxjerrin nga automjeti të lënduarin që ndodhet ende i bllokuar brenda në automjet.
Ndërkaq, grupi hetimor ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./tch
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje